Rokas: Identiteti ruhet më mirë në BE

Rokas: Identiteti ruhet më mirë në BE

Ambasadori i BE-së Mihalis Rokas komentoi nga Ohri votimin e një dite më parë të raportit për Maqedoninë në Parlamentin Evropian. Ai tha se parlamenti është institucion i pavarur kurse identiteti mund të ruhet më mirë duke qenë pjesë e BE-së.

“Raporti e mbështet rrugën drejt reformave veçanërisht në gjyqësor, luftën ndaj korrupsionit, dhe shumë sfida të tjera me të cilat përballet vendi. Kështu që mendoj se është raport shumë pozitiv sa i takon kësaj pjese. Sa i takon çështjes së identitetit dhe gjuhës, Parlamenti Evropian është një institucion i pavarur që mori një vendim politik në përputhje me procedurat e tij të brendshme por është e rëndësishme të theksohet se identiteti dhe gjuha nuk janë pjesë e asnjë kornize negociuese dhe janë më mirë të mbrojtura kur vendi është pjesë e Bashkimit Evropian”, deklaroi Mihalis Rokas, Ambasador i BE-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button