Rokas: Qeveria e re në Bullgari, mundësi e mirë për përparimin e procesit të integrimit të Maqedoninë e Veriut
Rokas: Qeveria e re në Bullgari, mundësi e mirë për përparimin e procesit të integrimit të Maqedoninë e Veriut

Formimi i Qeverisë së re në Bullgari është një mundësi e mirë për përparimin e procesit të integrimit të Maqedoninë e Veriut. Kështu deklaroi ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas, nga Kumanova. Ai tha se tashmë po zhvillohen aktivitete intensive diplomatike për tejkalimin e çështjeve të hapura, por delegacioni i BE-së vazhdon të mbetet i fokusuar në zbatimin e reformave.
“Ne si delegacion I BE-së fokusohemi në ndihmën e vendit për implementimin e reformave. Siç thashë më parë, ky është një moment I shkëlqyeshëm dhe një mundësi e mirë për procesin e zgjerimit. Tashmë kryeministri, siç e dini, ishte dy herë në Bruksel, në dhjetor, kështu që ka aktivitete diplomatike që po zhvillohen për momentin, dhe derisa kjo ndodh, ne si BE jemi shumë të fokusuar në zbatimin e reformave, veçanërisht agjenda e reformave që është miratuar nga Qeveria”, deklaroi Mihalis Rokas, Euroambasador. /Alsat.mk