Rokas: Interpelancat e anëtarëve të Këshillit gjyqësor janë shqetësuese sepse nuk përputhen me atë që kërkon ligji

Rokas: Interpelancat e anëtarëve të Këshillit gjyqësor janë shqetësuese sepse nuk përputhen me atë që kërkon ligji

Gazetare: Mihajllo Donev

Maqedonia e Veriut ngec më së shumti në zbatimin e reformave në sundimin e ligjit, ky është segment ku duhet të ndërmerren hapa konkret së shpejti, shkruan Alsat.

Ambasadori i BE-së në vend Rokas tha se të gjitha zhvillimet në gjyqësor po monitorohen nga afër, ndërsa për interpelancat e anëtarëve të Këshillit gjyqësor të votuara në Kuvend, thotë se ato janë jashtë asaj që e kërkon ligji dhe se kjo është shqetësuese.

“Qëndrimi ynë është se çdo gjë që mund të shihet si ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit dhe funksionimin e Këshillit gjyqësor është  çështje që na shqetëson dhe të gjithë e dimë se arsyet ligjore për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit gjyqësor nuk kanë të bëjnë me shkarkimin, që është procedurë tjetër, ne po ndjekim të gjitha këto reforma gjyqësore nga afër dhe të gjithë presim të shohim gjyqësor të fortë”, tha Mihalis Rokas- Ambasadori i BE-së.

Po monitorohet edhe procedura për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit, që është pezulluar. Për Rokasin nuk ka rëndësi personi ndaj të cilit po zhvillohet procedura, por Bashkimi Evropian interesohet nëse e gjithë kjo po zbatohet në përputhje me normat e përcaktuara ligjore.

“Ka të bëjë me procesin, jo me individin dhe ne e kemi të qartë që për momentin procedura është ngrirë, megjithëse ka pasur procedurë më parë, por unë do të insistoj dhe besoj se kjo është ajo që është e rëndësishme. BE-ja apo ajo që rekomandojmë nuk është kundër individëve, por ka të bëjë me të paturit e një sistemi të fortë që do të respektojë pavarësinë e gjyqësorit, dhe janë pikërisht këto procedura që duhet të ndjekin procedurat evropiane”, u shpreh Mihalis Rokas- Ambasadori i BE-së.

Krahas shtetit ligjor, Rokas thotë se vendi deri më tani ka mbetur më shumë në procesin e reformës në fushën e administratës publike, ku ende pret të zbatohen reformat e nevojshme./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button