Roma akuzon gjyqtarët, karton i kuq pjesëtarit të stafit pse u tregoi gabimin e VAR-it

Situatë e tensionuar te Roma pas humbjes 3-2 në ndeshjen e kësaj të diele në Serinë A, ndaj Veronës. Te klubi kryeqytetas, nuk kanë kursyer akuzat ndaj gjyqtarëve të ndeshjes, të cilët sipas tyre kanë bërë një gabim të dukshëm gjatë kësaj ndeshje duke lejuar golin e rezultatit të përkohshëm 2-1 të veronezëve.

Në një goditje kënd, Manjani gjeti rrjetën me një goditje me kokë, por ndërkohë Ndika i Romës përfundoi në tokë, me duart në fytyrë pasi kishte marrë një goditje me bërryl nga lojtari i Veronës. Protestat e verdhekuqve në fushë shkuan në vesh të shurdhër dhe në ato momente, një pjesëtar i stafit të Romës vendosi të merrte vetë situatën në dorë.

Videoanalisti i verdhekuqve, Salzarulo, i tregoi në celular videon fillimisht gjyqtarit të katërt, e më pas edhe kryesorit, duke i shfaqur goditjen me bërryl që ishte anashkaluar nga VAR-i. Por gjyqtari nuk e pëlqeu këtë gjest të tij dhe menjëherë i nxori kartonin e kuq pjesëtarit të stafit të Romës, duke shtuar edhe më shumë indinjatën e verdhekuqve.

LEXO EDHE:

Back to top button