Evan N’Dika do të largohet nga Aintraht Frankfurti pas katër viteve qëndrim. Qendërmbrojtësi francez ka shkëlqyer në Bundesliga dhe garat evropiane, duke zgjuar interesimin e top klubeve evropiane. N’Dicka është futur në vitin e fundit të kontratës me Frankfurtin dhe ka vendosur të largohet i lirë në fund të sezonit.
“Sport Bild” ka raportuar se konkurrenca është e madhe për francezin, por dy janë skuadrat favorite për të nënshkruar me të. Gjiganti italian Roma dhe ai spanjoll Barcelona janë favoritët dhe thuhet se tanimë kanë pasur takimet e para me agjentët e futbollistit.
“Giallorosët” e duan N’Dickan si zëvendësues të Kris Smallingut, i cili do të largohet në fund të sezonit. Në anën tjetër 23-vjeçari në “Kamp Nou” shihet si një alternativë, por ëndrra e tij e madhe është ta vesh fanellën e gjigantit spanjoll.
Gjithsesi interesim për lojtarin ka edhe nga Premier Liga dhe Ligue 1 e Francës, por Roma dhe Barcelona për momentin mbeten dy klubet favorite për të nënshkruar me qendërmbrojtësin francez.








