Roma ka filluar që të kërkojë zëvëndësimin për Paolo Dibala-n

Paulo Diballa po i kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Romës, pasi do të largohet qysh në afatin kalimtar të janarit. Sulmuesi argjentinas është futur në muajt e fundit të kontratës dhe ajo do të rinovohet automatikisht për një vit tjetër me pagë 8 milionë euro në sezon nëse ai do të luaj edhe tetë ndeshje.

Roma nuk e dëshiron këtë dhe po kërkon ta largojë Dybalan dhe e ardhmja e argjentinasit duket se do të jetë në Turqi. Kampioni në fuqi i Turqisë, Gallatasarai është në bisedime intensive me agjentët e lojtarit duke i ofruar atij 10 milionë euro pagë vjetore.

Te Roma qysh tani kanë filluar të punojnë për ta zëvendësuar Dibalan dhe në listën e tyre janë Xhiakomo Raspadori dhe Omar Marmoush. Ylli italian është më i arritshëm pas vlerësohet rreth 25 milionë euro nga Napoli dhe ka nevojë të luaj më shumë. Ndërkohë sa i përket egjiptianit ai mbetet një ëndërr pasi Frankfurt synon që nga shitja e tij të fitojë 80 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button