Roma shpejt gjen zëvëndësuesin e Spinazolës

Skuadra e Romës nuk humb kohë dhe siguron zëvendësuesin e Leonardo Spinazolës. Kjo pasi mbrojtësi i majtë do të qëndrojë 6 muaj jashtë fushave, për shkak të dëmtimit që pësoi në çerekfinalen e “Euro 2020” ndaj Belgjikës.
Sonte në mbrëmje, verdhekuqtë kanë arritur akordin me Palmeiras për shërbimet e Matias Vina (23-vjeç). Uruguaiani ka luajtur 16 ndeshje me kombëtaren, teksa bën dy fazat, si në krahun e majtë ashtu dhe në qendër të mbrojtjes.