​Roma tejet e interesuar në yllin e Juventusit

​Roma tejet e interesuar në yllin e Juventusit

“Tuttosport” bën të ditur se Roma dhe Daniele De Rossi janë tejet të interesuar në yllin e Juventusit, Federico Chiesa.

De Rossi, i cili është konfirmuar nga klubi si trajner për sezonin 2024/25, është një admirues i ish-yllit të Fiorentinas, me të cilin ai kishte punuar gjatë kohës sa ishte asistent i Roberto Mancinit te Italia në Euro 2020.

Chiesa kontribuoi me dy gola në fitoret e Italisë kundër Austrisë dhe Spanjës në gjysmëfinale.

Kontrata e Chiesas me Juventusin skadon në qershor të vitit 2025, dhe Matteo Moretto bën të ditur se Juventusi ka caktuar një takim me agjentin e tij Fali Ramadani për të diskutuar për një marrëveshje të re.

Newcastle United gjithashtu ka shprehur interesim në Chiesan, por sipas Morettos, interesimi nga skuadra angleze nuk është ende i konfirmuar. Chiesa ka tetë gola dhe dy asistime në 29 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

LEXO EDHE:

Back to top button