Romano konfirmon që Ronaldo ka kërkuar largimin e menjëhershëm nga Juventusi

E konfirmuar nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, ylli portugez Cristiano Ronaldo ka vendosur që të largohet nga Juventusi dhe ka kërkuar nga klubi që ta shes atë sa më shpejtë që është e mundur.
Gjatë orëve në vazhdim, Juventusi është duke e pritur ofertën zyrtare nga Manchester City, në mënyrë që të arrihet sa më shpejtë marrëveshja.

Momentalisht, Ronaldo dëshiron vetëm të largohet nga Juventusi dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e tyre të radhës.
Agjenti i yllit portugez është në bisedime direkte me krerët e Manchester Cityt për të kompletuar marrëveshjen personale dhe kushtet e kontratës për Ronaldon.

Po ashtu, Manchester City është duke punuar në shitjet e lojtarëve për të krijuar fondet për transferimin e Ronaldos, pasi që Juventusi po kërkon 30 milionë euro për kartonin e tij. Lojtari që përflitet më së shumti të largohet nga City është Raheem Sterling, i cili mund të ndërroj ambient vetëm nëse City pranon një ofertë të konsiderueshme për të.

Sulmuesi Gabriel Jesus për të cilin spekulohet se Juventusi është i interesuar do të qëndroj tek Manchester City pasi që Guardiola dëshiron me çdo kusht ta mbajë atë në klub.

LEXO EDHE:

Back to top button