Romano konfrimon largimin e Antonit dhe emrat e rinj për “Old Traford”

Gazetari i mirënjohur i merkatos Fabrizio Romano e ka konfirmuar transferimin e Antonit në Spanjë përmes kanalit të tij në “Youtube”, teksa ka paralajmëruar se klubi anglez mund ta transferojë një zëvendësues të tij.
“Çfarë do të thotë largimi i Antoni? Do të thotë se Manc. Junajted do të jetë aktiv në treg në atë pozicion gjatë ditëve të ardhshme. Man. Junajted pritet që të bëjë diçka. Po ashtu sepse pritshmëritë e mia janë që edhe Tyrell Malacia do të largohet”, ka thënë Romano.
Emra si Brajan Mbuemo, Dorgeles Nene dhe Xhejmi Byone-Gittens që të gjithë janë lidhur me një kalim të mundshëm në “Old Trafford”.