Ronaldo: As nuk më shkon mendja të lë përfaqësuesen e Portugalisë

Kristiano Ronaldo ka bërë të qartë se nuk ka ndër mend të largohet nga përfaqësuesja e Portugalisë për sa kohë që vazhdon të jetë në aktivitet.

 

“As më shkon në mendje. Ishte një ide e mediave kjo dhe të jem i sinqertë vetëm më dha më shumë motivim për të vazhduar, ” ishte përgjigja e tij e qartë kur u ngacmua për faktin se të gjithë mendonin se EURO 2024 do të ishte turneu i tij i fundit madhor.

 

Dhe vazhdimësia për të do të thotë me një rol protagonisti, duke ia bërë të qartë publikisht këtë edhe trajnerit Martinez.

“Mendoj gjithmonë se jam titullar. Do të respektoj gjithmonë vendimet e trajnerëve, por gjithmonë mendoj se do të jem në formacion. Ndjehem kështu për momentin. Në momentin kur do të ndjej se nuk mund të konkurroj në nivelin e të tjerëve, do të jem unë i pari që do të largohem”, tha në fund  Ronaldo.

LEXO EDHE:

Back to top button