Ronaldo dhe Al Nassr ndryshojnë planet pas vetëm dy ndeshje

Dy ndeshje mjaftuan për të ndryshuar planet e Kristiano Ronaldos. Impakti i portugezit në kampionatin saudit nuk ka qenë i jashtëzakonshëm. Skuadra e tij, Al-Nassr, u eliminua nga Superkupa prej rivalëve të Al-Itthihad. Ronaldo nuk la gjurmë në fushë. Madje, në fund të ndeshjes trajneri Rudi Garsia e kritikoi qëndrimin e tij dhe të gjithë ekipit.

“Shansi i humbur i Kristiano Ronaldos në pjesën e parë ishte vendimtar”,  tha ish-trajneri i Romës, i cili më pas kritikoi qëndrimin e lojtarëve të tjerë, të cilët tentuan t’ia kalonin topin shumë shpesh atij.

Garsia, gjithashtu argumentoi se pozicionimi i Ronaldos në fushë ishte shumë i ngjashëm me atë të shokut të skuadrës Anderson Taliska.

“Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë në botë. Ai nuk do ta mbyllë karrierën e tij tek Al-Nassr, do të kthehet në Evropë,” tha mes tjerash Garsia.

LEXO EDHE:

Back to top button