Ronaldo do largohet nga Juventusi drejt….

Ylli i Juventusit, Kristiano Ronaldo do largohet në verë dhe mund ta kompletojë transferimin te PSZH-ja ose të rikthehet te Sporting Lisbona. Sipas “Todo Fichajes, mundësia e rikthimit te ish klubet Man. Junajted dhe Real Madrid, nuk mund të bëhen më reale.
Ronaldo këto tri sezonet e fundit i kaloi te Juventus duke shënuar 101 gola në vetëm 132 ndeshje, duke dëshmuar se është një ndër lojtarët më të mirë në botë, pavarësisht që është 36-vjeçar. Portugezi shihet si transferim i mirë për PSZH-në, por atje mund të arrijë vetëm nëse dështon transferimi i Lionel Mesit.
Mediumi i madh spanjoll raporton gjithashtu se edhe klubi i parë i Ronaldos, Sporting Lisbon shihet si lëvizje ‘romantike’. Ndërkohë, vendimi përfundimtar do t’i takojë Ronaldos, që është duke pritur të sheh nëse Juventus do sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.