Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë

Edhe pse ka nga ata që mendojnë se koha e tyre ka mbaruar, nuk ka dyshim se dualiteti i madh futbollistik i dekadave të fundit, i përfaqësuar nga Kristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, vazhdon të eklipsojë sërish, të paktën nga pikëpamja ekonomike.

Platforma e specializuar “Forbes” ka publikuar 10 futbollistët më të paguar në botë, duke shtuar vlerësimin e asaj që ata kanë gjeneruar brenda dhe jashtë fushave të lojës në këtë vit kalendarik, nga renditja e fundit e këtij lloji e deri më tani.

LISTA E 10 FUTBOLLISTËVE MË TË PAGUAR NË BOTË

  1. Kristiano Ronaldo: 39 vjeç, Al Nassr, Portugalia – 285 milionë dollarë (220 milionë në fushë dhe 65 milionë jashtë saj)
  2. Lionel Mesi: 37 vjeç, Inter Majami, Argjentina – 135 milionë dollarë (60 me 75)
  3. Nejmar: 32 vjeç, Al Hilal, Brazili – 110 milionë dollarë (80 me 30)
  4. Karim Benzema: 36 vjeç, Al Ittihad, Franca – 104 milionë dollarë (100 me 4)
  5. Kilian Mbape 25 vjeç, Real Madrid, Franca – 90 milionë dollarë (70 me 20)
  6. Erling Haaland: 24 vjeç, Man. Siti, Norvegjia – 60 milionë dollarë (46 me 14)
  7. Vinicius Jr: 24 vjeç, Real Madrid, Brazili – 55 milionë dollarë (40 me 15)
  8. Mohamed Sallah: 32 vjeç, Liverpull, Egjipti – 53 milionë dollarë (35 me 18)
  9. Sadio Mané: 32 vjeç, Al Nassr, Senegal – 52 milionë dollarë (48 me 4)
  10. Kevin De Brujne: 33 vjeç, Man. Siti, Belgjika – 39 milionë dollarë (35 me 4)

LEXO EDHE:

Back to top button