Ronaldo fiton “Këpucën e Artë” në “Euro 2020”

Ylli i Portugalisë, Kristiano Ronaldo ka fituar çmimin e golashënuesit më të mirë në “Euro 2020”. Pavarësisht që Portugalia u eliminua në 1/16 e finales nga Belgjika, Ronaldo mbeti golashënuesi numër një.

Me pesë gola dhe një asistim, portugezi ishte i pari në listën e golashënuesve. Pas tij u rendit Patrik Shik që gjithashtu kishte shënuar pesë gola, mirëpo nuk kishte asistime. Ndërkohë, Italia fitoi çmimin e Kampionit të Evropës, pasi mposhti Anglinë në penallti (3:2).

LEXO EDHE:

Back to top button