Ronaldo “frikacaku” i madh në “murin” e futbollistëve

Skuadra e Juventusit ia doli të fitonte në shtëpi përball Parmës me rezultatin 3-1. Mirëpo, nuk ishte e lehtë për “bardhezinjtë” e trajnerit Andrea Pirlo, duke qenë se e panë veten në disavantazh. Parma shënoi falë një goditje dënimi të Brugman. Një ekzekutim shumë i mirë nga ky i fundit, por ajo që ra në sy ishte se në murin mbrojtës para Bufon, Kristiano Ronaldo nuk e mori mundimin të kërcente fare për t’u munduar dhe bllokuar topin të shkonte në kuadrat. Dhe, për ironi sfera kaloi pikërisht mbi kokën e portugezit, i cili ka përgjegjësinë e tij në këtë rast.
Kujtojmë, se kjo nuk është hera e parë që Ronaldo bëhet problematik në barrierë, pasi edhe në ndeshjen ku u eliminuan nga Porto në Ligën e Kampionëve, sërish CR7 nuk i impenjua dhe madjë në atë rast i ktheu shpinën topit.