Ronaldo ia siguron fitoren e radhës Manchester Unitedit

Manchester United ka shënuar një fitore tejet të vështirë në udhëtim ndaj Norwich. “Djajtë e Kuq” arritën të triumfonin minimalisht 0:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16-të në Premierligë.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndonëse rastet nuk munguan.

Goli i fitores për Unitedin erdhi tek në minutën e 75-të. Ishte Cristiano Ronaldo që u faulua brenda zonës dhe e fitoi penalltinë, që e shndërroi më pas vet në gol.

Kështu, Rangnick e vazhdon me fitore aventurën e tij si trajner i Manchester Unitedit.

Momentalisht, “Djajtë e Kuq” gjenden në vendin e pestë me 27 pikë, aq sa ka edhe West Ham në vendin e katërt.

Në anën tjetër, Norwich mbetet i fundit me 10 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button