Ronaldo me dy gola, shkruan një histori tjetër te Portugalia

Portugalia i mbylli miqësoret e fillimit të qershorit në prag të “Euro 2024” me një fitore bindëse 3-0 nda Irlandës.  Mbrëmje magjike për Kristiano Ronaldon, autor i një dygolëshi në këtë miqësore, duke treguar se mbetet i vlefshëm për përfaqësuesen luzitane edhe në moshën 39-vjeçare.

Falë kësaj dopiete, CR7-ta bëhet lojtari i parë në histori që shënon në 21 vite radhazi për kombëtaren. Askush më parë nuk e ka regjistruar këtë statistikë fantastike.

Kujtojmë se Ronaldo ka shënuar çdo vit me Portugalinë që nga 2004.

LEXO EDHE:

Back to top button