Ronaldo merr ofertë të çmendur nga skuadra austriake!

Kristiano Ronaldo nuk është i kënaqur me situatën te skuadra e Mançester Junajtedi, i cili sezonin e kaluar e përfundoi në vendin e gjashtë dhe nuk siguroi një vend në Ligën e Kampionëve. Ai beson se skuadra nuk është mjaft e mirë për të luftuar për titullin në Premier Ligë dhe për këtë arsye nuk dëshiron të humbasë kohë në “Old Trafford”.

Portugezi nuk ka asgjë kundër menaxherit të ri Erik ten Haag, të cilin e ka bërë të ditur se do të jetë vonë për përgatitjet për sezonin e ri, që nisin sot. Si arsye për vonesën disaditore, Ronaldo ka përmendur arsyet familjare dhe kjo është pranuar nga drejtuesit e klubit.

Agjenti i tij, Horhe Mendes tashmë është në kërkim të një klubi të ri për Ronaldon, mediat përmendën transferimin e portugezit te Çellsi, Napoli, Roma, Bajern Munihu, Real Madridi…

Tashmë është shfaqur një emër i ri, Salzburgu që ka ofertën më të çmendur për Ronaldon. Skuadra austriake ka postuar një shaka në llogarinë e saj zyrtare në “Tuitter” duke thënë se çfarë mund t’i ofrojë Ronaldos:

“Trofe, duke luajtur në Ligën e Kampionëve, male të bukura, skuadra më e talentuar në Evropë,” ka shkruar Salzburgu.

 

LEXO EDHE:

Back to top button