Ronaldo nuk pensionohet, do të shfaqet në EURO 2024?

Kristiano Ronaldo nuk do të pensionohet nga kombëtarja e Portugalisë. Kështu të paktën bëjnë të ditur mediet spanjolle, sipas të cilave lojtari ka vendosur të vijojë t’i ndjekë trofetë që i mungojnë në repertuar me luzitanët.

Po të njëjtat burime thonë se lojtari do ta synojë edhe “EURO 2024”, si një shans të mirë për ta përfunduar këtë kaptinë si fitues. Ronaldo nuk performoi mirë në Botërorin e sivjetmë, andaj këtë kujtim jo të mirë do të synojë ta shlyejë sa më shpejt.

LEXO EDHE:

Back to top button