Ronaldo rrezikon skualifikim për shkak të Juventusit…

Lojtarët që nënshkruan marrëveshjet sekrete të pagave me Juventusin mund të përballen me ndëshkim pasi prokuroria e FIGC vazhdon hetimet, raporton me detaje media italiane. “Bardhezinjtw” janë në një pozicion të vështirë tani. Kjo pasi Prokuroria Publike e Torinos zbuloi ekzistencën e marrëveshjeve të fshehura midis klubit dhe një numri te caktuar lojtarësh, duke u garantuar atyre paga tre mujore në fazat e hershme të pandemisë “COVID”, pavarësisht se publikisht deklaroi se ato ishin falur… Mes tyre edhe Ronaldo!

“La Gazzetta dello Sport” detajon se si ka rreziqe serioze për lojtarët dhe agjentët e përfshirë në këtë rast, me gjoba dhe skualifikime të mundshme në tavolinë për ata që nënshkruan këto marrëveshje sekrete me Juventusin.

Një numër i këtyre marrëveshjeve të nënshkruara tashmë janë zbuluar nga hetuesit pas kërkimit të tyre më 23 mars dhe zyra e prokurorit të FIGC-së ka hapur një dosje tjetër për disa agjentë të përfshirë, të cilët gjithashtu rrezikohen të përballen me dënimin.

Andrea Agnelli dhe i gjithë bordi i drejtorëve të klubit dhanë dorëheqjen e papritur muajin e kaluar si rezultat i kësaj situate dhe tensionet janë të larta në qendren e zones Piemonte.

LEXO EDHE:

Back to top button