Ronaldo stërvitet me U21 dhe ndëshkohet me gjobë të majme

Ndëshkimi i Kristiano Ronaldos nisi mëngjesin e së premtes kur portugezi, rreth orës 8:30 të mëngjesit, shkoi në qendrën sportive për t’u stërvitur jo me ekipin e parë, por me Man. Junajted U21.

CR7, në fakt, nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e së shtunës kundër Çellsit, pasi u kthye herët në dhomat e zhveshjes në ndeshjen ndaj Tottenham. Sipas “Daily Mail”, Ronaldo mund të largohet në janar nga “Djajtë e Kuq”, me kushtin që portugezi të gjejë një ekip të gatshëm ta paguajnë dhe Man. Junajted të gjejë një zëvendësues.

Githashtu, sipas rregulloreve të brendshme, thuhet se Ronaldo do të gjobitet me një shumë prej 1,1 milionë euro, ose e thënë shkurtimisht, pagën e 14 ditëve.

LEXO EDHE:

Back to top button