Ronaldo vazhdon avazin e vjetër, katër golat e fundit i shënoi nga penalltia

Në moshën 39-vjeçare, Kristiano Ronaldo është ende aktiv në futboll dhe kjo është një arritje e madhe duke marrë parasysh faktin se nuk ka shumë lojtarë të brezit të tij që janë ende profesionistë.
Në shkurt do të hyjë në dekadën e pestë të jetës, ndërsa nga viti 2023 është në kampionatin e Arabisë Saudite, në ekipin Al Nasr. Edhe pse nuk ka fituar ende asnjë trofe me këtë skuadër, duket qartë se ai ndjek 1.000 gola dhe ka mundësi që për një apo dy vite t’ia arrijë qëllimit.
Për momentin ai është në vendin e tretë në listën e golashënuesve në kampionatin saudit, por jo sepse është efikas si më parë, por për shkak të penalltive që merr skuadra e tij. Në fakt, asi portugez i shënoi katër golat e fundit me fanellën e Al Nasr nga penalltia, duke përfshirë edhe golin në fitoren si mysafir ndaj Al Shabab.
Nga i njëjti pozicion në tri ndeshjet e mëparshme, kundër Al Orubah, Al Vehda dhe Al Etifaq në ndeshjet në të cilat skuadra e tij fitoi. Ronaldo shënoi golin e fundit në ndeshjen e tij gati dy muaj më parë, më 27 gusht kundër Al Fehya kur Al Nasr fitoi 4-1 si mysafir.