Ronaldo zbulon emrat e më të mirëve, mungojnë dy emra të mëdhenj

Ronaldo “fenomeni” ka treguar se cilët janë futbollistët më të mirë që ka njohur historia sipas tij. Në listën e brazilianit vihet re mungesa e dy emrave të mëdhenj të botës së futbollit – Kristiano Ronaldo dhe Zinedin Zidanit.

“Unë mendoj se ka një grup shumë, shumë të veçantë, i cili përfshin Maradonën, Mesin, Krojfin, Bekenbaueri, Pele, Van Basten dhe Ronaldinjo. Do të përfshija edhe veten time, njerëzit më quajnë Ronaldo ‘origjinal’. Nuk jam vetëm unë dhe të tjerët do të vijnë më mirë se unë. Bëra atë që munda, maksimumin” tha mes tjerash “fenomeni” në një intervistë për mediet angleze./Supersport/

LEXO EDHE:

Back to top button