Rosberg fiton raundin e parë ndaj Hamiltonit

Ka nisur fundjavën e kaluar kampionati i “Extreme E”, kampionati i garave të makinave SUV, 100% elektrike, ku protagonistë janë edhe disa nga ikonat e Formula 1. Në garën e parë të zhvilluar në Arabinë Saudite, fitoi makina Rosberg X Racing, e ish-kampionit të botës në Formula 1, Niko Rosberg. Makina e tij, e pilotuar nga dyshja Kristoferson-Tejlor, mbërriti e para në finish.

 

 

 

Në vendin e dytë u klasifikua dyshja Hansen-Manings e makinës Andreti United XE dhe në vend të tretë u rendit makina e Luis Hamilton, Team X44, e pilotuar nga Loeb-Gutierrez. Për sa i përket garës, ajo u dominua gjatë gjithë kohës nga pilotët e makinës së Niko Rosberg, që menaxhunn mirë avantazhin deri në fund.

Në klasifikimin e përgjithshëm, makina e Hamilton mori 12 pikë më shumë, për shkak se dha kohën më të mirë gjatë provave zyrtare të së shtunës.

LEXO EDHE:

Back to top button