Rrahmani: Largohemi nga Liga e Kampionëve me kokën lart

Amir Rrahmani shënoi golin e vetëm të Napolit ndaj Barcelonës dhe mendon se ata largohen nga Liga e Kampionwve ‘me kokën lart’, por pranon se presingu i lartë ‘nuk funksionoi’.

Napoli i Rrahmanit është eliminuar nga Barcelona në fazën e 1/8 -ës së Ligws sw Kampionwve pas humbjes 3-1 në ndeshjen e kthimit në stadiumin “Olimpic de Montjuic”, pas barazimit 1-1 në Itali.

Fermin Lopez, Zhoao Kanselo dhe Robert Levandovski shënuan për vendasit, ndërsa Rrahmani shënoi golin e vetëm për Napolin. Pas humbjes, kapiteni i Kosovës ka treguar arsyen e eliminimit, por ndihet ‘krenar’ me paraqitjen e ekipit ndaj Barcelonës.

 

“Largohemi me kokën lart, sepse luajtëm në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe sulmuese, edhe nëse mund të kishim bërë më mirë në golat e tyre dhe të kishim shënuar golin e barazimit”, ka thënë fillimisht Rrahmani për ‘SportMediaset’.

 

“Fatkeqësisht, nëse nuk i shfrytëzoni shanset tuaja kundër kundërshtarëve të fortë, do të detyroheni të paguani për këtë. Ne u përpoqëm të përdornim një presion të lartë, por në të vërtetë nuk funksionoi, përkundrazi i lejoi Barcelonës të kishte disa kundërsulme. Nuk kemi bërë presion në mënyrë efektive”, përfundoi mbrojtësi dardan.

LEXO EDHE:

Back to top button