Rregullat e veshjes që duhen ndjekur nga gratë mbi 60 vjeçe
Rregullat e veshjes që duhen ndjekur nga gratë mbi 60 vjeçe

Është raportuar se gratë që kanë mbi 60 vjet ndonjëherë nuk mund të gjejnë gjërat e duhura për t’i veshur.
Veshjet që gjendet nëpër dyqane ato po i konsiderojnë si jo adekuate për moshën e tyre.
Por ka disa rregulla të modës që këto gra duhet t’i ndjekin, raporton “TheBudgetFashionista”. Fashionistat dhe stilistët para se gjithash rekomandojnë që veshjet të jenë në numrin e duhur.
Duke mos veshur veshje shumë të mëdha apo shumë të vogla, dukja do të jetë më e rregullt.
Rregulla e parë është të mos veshin veshje që kanë shumë ngjyra e printime, sepse këto veshje do t’i bëjnë këto gra të duken edhe më të vjetra.
Në vend të printeve, stilistët këshillojnë të zgjidhni ndonjë xhaketë, pallto apo sako me material me teksturë të fortë apo edhe me ngjyra të ndezura.
Në tekstura të forta të materialeve edhe printet me lule do të duken më bukur.
Rregulla e dytë është të vishen me një ngjyrë.
Monokromatika është një mënyrë e të veshurit me një ngjyrë në tërësi.
Stilistët bëjnë të ditur se kur një person vishet vetëm me një ngjyrë, dukja do të jetë shumë më e sofistikuar.
Rregulla e tretë është që të klasifikohen stolitë. Duke bërë klasifikimin e stolive dukja do të jetë më e mirë.
Për shembull nëse një grua është duke shkuar në një ndonjë ngjarje të veçantë, duhet të vendosë vetëm një palë përla duke mos vendosur stoli të tjera.
Kurse nëse bëhet fjalë për një dukje të thjeshtë të përditshme do të ishte mirë të vendosën vetëm një palë vathë, apo vetëm një orë dore, apo vetëm një unazë.
Kur bëhet fjalë për aksesorët, në këtë mes hyjnë edhe syzet, të cilat duhet të jenë të thjeshta, në stil minimal dhe pa aksesor shtesë, si për shembull zinxhiri mbajtës i tyre.
Rregulli i katërt është veshja e xhinseve me ngjyrë të errët.
Sipas njohësve të modës xhinset do ta bëjnë një 60-vjeçare të duket bukur, nëse këto pantallona shoqërohen me bluzën e duhur.
Rregulla e radhës është veshja me ngjyra atë ndezura. Përveç këmishëve të bardha klasike që janë shumë të rekomandueshme, 60 vjeçet duhet të vishen edhe me ngjyra të tjera.
E kuqja, e kaltra, e verdha, rozë, vjollcë, etj, do të dukeshim mirë nëse kombinohen me funde apo pantallona që kanë po të njëjtën ngjyrë si bluza apo këmisha.
Dhe në fund një këshillë tjetër që stilistët kanë përmendur është përdorimi i materialit llan, material ky që ka përmbajtje të lartë të pambukut dhe është i mirë për stinën e verës.