Rregullat të reja për atletët në UFC, jashtë SHBA-s

Të gjithë sportistët e arteve marciale mikse, që jetojnë e stërviten jashtë Amerikës, për të marë pjesë në eventet e organizuar nga UFC, do të duhet të jenë të vaksinuar me anti Covid dhe të paraqesin edhe një test negativ, të kryer deri 72 orë para nisjes.

Dana Uajt, presidenti i UFC-së, përmes një e-mail dërguar të gjithë sporistëve që janë rezidentë jashtë Amerikës, u sqaron vendimet e reja që janë marrë jo nga UFC-ja por nga qeveria amerikane. Rregullat e reja hyjnë në fuqi nga 8 nëntori.

“Të gjithë udhëtarëve jo-amerikanë që duan të hyjnë në Amerikë do t’u kërkohet vaksinimi i plotë dhe të vërtetojnë se e kanë kryer atë. Ata që kanë kryer të dyja dozat do t’u kërkohet edhe rezultati negativ i një tamponi, kryer deri 3 ditë para nisjes”, thuhet në mailin e kreut të UFC-së.

 

Kjo masë është e vlefshme edhe për sportistët që vijnë nga Meksika apo Kanadaja përmes linjave rrugore apo hekurudhore.

 

“Sqarojmë se ky nuk është një vendim i UFC-së, por i qeverisë amerikane, e cila kërkon vaksinimin e plotë të të gjithë udhëtarëve që hyjnë në Amerikë”, sqaron Dana Uajt.

 

Kjo mund të sjellë probleme te sportistët jo-amerikanë që kanë për të dueluar në eventet e ardhshme në Amerikë dhe që nuk janë të vaksinuar.

LEXO EDHE:

Back to top button