Rrëmbehen 20 shtetas të huaj në një hotel në Meksikë

Një grup i armatosur sulmuesish rrëmbyen të paktën 20 shtetas të huaj në një hotel në Meksikë, transmeton Anadolu. Sulmi ndodhi në një hotel në qendër të qytetit Matejuala në shtetin meksikan San Luis Potosi.

Shtetas të Venezuelës dhe Haitit u rrëmbyen. Prokurori i shtetit, Federico Arturo Garza Herrera tha se është ngritur hetim për rastin.

Policia tha se rrëmbyesit arritën para hotelit me tre minibusë dhe i dërguan të huajt e rrëmbyer në drejtim të panjohur.

LEXO EDHE:

Back to top button