Rreth 20 komuna ende nuk kanë paguar administratorët e angazhuar në zgjedhje

Miki Trajkoski

Disa mijëra anëtarë të këshillave zgjedhorë dhe komisioneve komunale, shumica nga radhët e administratës, ende nuk i kanë marrë paratë, gati tre muaj pas zgjedhjeve lokale. Bëhet fjalë për disa komuna që ende nuk i kanë paguar këto fonde, përfshirë edhe Strugën. Opozita në këtë komunë kërkon që paratë të paguhen menjëherë, shkruan Alsat.

“Nga ajo që arritëm të marrim si informacion është se komunat që renditen shumë më keq se e jona, kanë arritur t’i përmbushin këto obligime ndaj komisioneve të tyre zgjedhore komunale, në mënyrë që njerëzit para Vitit të Ri t’i marrin mjetet. Njerëzit në komisionin komunal të zgjedhjeve në Strugë ende janë në pritje të mjeteve, nuk e dinë se kur dhe a do t’u paguhen fare”- deklaroi Nikolla Kukunesh- këshilltar VMRO DPMNE- Strugë.

Qëndrim kërkuam edhe nga komuna e Strugës, por përgjigje nuk morëm. Andaj, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për Alsat tha se sipas Kodit Zgjedhor janë komunat ato që duhet të sigurojnë mjete për këtë qëllim. Por ka një problem.

“Për 12 komuna që kanë llogari të bllokuara bankare, KSHZ ka kërkuar nga Ministria e financave që të sigurojë mjete për të paguar personat që janë angazhuar gjatë zgjedhjeve, këshillat zgjedhorë dhe komisionet komunale zgjedhore”- pohuan nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Ministria e Financave premtoi se do t’i sigurojë paratë dhe do t’ua dërgojë komunave. Bëhet fjalë për disa komuna të Shkupit, komunat e Zërnovcit, Resnjës, Dellçevës, Ohrit, Pehçevës, Tetovës, Strugës, Krivogashtanit, Karposhit, Demir Kapisë, Vasilevës, Çeshinovës- Obleshevës e shumë të tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button