Rreth 60 mijë spektatorë për një finale futbolli të shkollave të mesme!?
Japonia ka qenë dëshmitare e një fenomeni sportiv që vështirë se mund të gjendet në ndonjë vend tjetër në botë. Më shumë se 60,000 tifozë ishin në stadiumin në Tokio për të ndjekur kampionatin Japonez të Futbollit të Shkollave të Mesme.
Krahasuar me finalen e vitit të kaluar, e cila kishte 58,347 spektatorë, ngjarja e këtij viti tejkaloi rekordin e mëparshëm dhe e ngriti standardin edhe më lart me pjesëmarrjen që arriti në 60,142 spektatorë.
Turneu bashkon ekipet më të mira të shkollave të mesme nga çdo rajon i vendit, me fazën eliminatore që kulmon në stadiumin ikonik të kryeqytetit. Ky turne është natyrisht porta hyrëse drejt një karriere profesionale.
Në tribuna ishin qindra vëzhgues nga ekipet e J-League, si dhe klubet evropiane, të cilët kërkonin talentin e madh të radhës. Shumë nga lojtarët e përfaqësueses aktuale të Japonisë, të cilët shkëlqejnë në stadiumet evropiane, e filluan karrierën e tyre pikërisht në këtë aktivitet, duke luajtur para mijëra shokëve të klasës dhe tifozëve./Lexo/








