Rrethohet godina e Kongresit në Washtingon! Makina përplas rojet e sigurisë, autori qëllohet për vdekje

Godina e Kongresit në Washtingon është rrethuar nga forca të shumta policie mesditën e së premtes për motive sigurie.

Nga sa raportohet nga vendngjarja, një makinë ka përplasur dy roje dhe ka tentuar të çajë barrikadën e vendosur në “Constitution Avenue”.

Më pas, shoferi ka dalë nga mjeti i armatosur me një thikë në dorë dhe plagosi dhe një polic tjetër, por është neutralizuar menjëherë nga forcat e tjera të sigurisë dhe më pas ndërroi jetë në spital.

Situata është ende e paqartë, ndërkohë që zona është rrethuar dhe qytetarëve iu kërkohet të qëndrojnë larg saj.

Kapitoli, një ndër simbolet kryesore të demokracisë amerikane, u sulmua në janar të këtij viti nga mbështetës të ish presidentit Trump, ku si pasojë e trazirave u regjistruan dhe disa viktima.

LEXO EDHE:

Back to top button