Rreziku nga Covid-19, mund të ndalohen bagazhet e dorës gjatë fluturimeve


Bagazhi i dorës në avion mund t`i ketë ditët të numëruara. Për të zvogëluar rrezikun e infektimit në aeroplan, pasagjerët duhet të udhëtojnë sa “më lehtë”, me bagazhet që do të mblidhen në mënyrë të kontrolluar e vetëm një çantë shpine ose dore për tu vënë nën sediljen përpara.

Ky është treguesi që shfaqet në 48 faqet e udhëzimeve të para globale të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), autoriteti më i lartë në transportin ajror tregtar.

Bëhet fjalë për një paketë me këshilla të dobishme për t’u rikthyer në fluturim të sigurt dhe përpjekjet për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Ideja do të jetë ajo e udhëtimit vetëm me gjërat thelbësore dhe bagazhi aq praktik i dorës, mund të zhduket, të paktën përsa kohë virusi është ende në qarkullim.

Në përgjithësi, nga sa lexohet në dokument, si në aeroport ashtu dhe në avion maskat do të jenë të detyrueshme dhe do të përdoret sa më shumë që të jetë e mundur check-in online.

LEXO EDHE:

Back to top button