Rreziku nga kriza ushqimore, presidenti Macron nis turin në Afrikë
Rreziku nga kriza ushqimore, presidenti Macron nis turin në Afrikë

Presidenti francez Emmanuel Macron pritet që të diskutojë rreth strategjive për ushqimin pas luftës në Ukrainë gjatë vizitës së tij katërditore në Cameroon, Benin dhe Guinea-Bissau.
“Pasojat e luftës në Ukrainë po ndihen shumë në kontinentin afrikan, që është shumë i varur nga eksportet e Ukrainës,” tha një zëdhënës i Elizesë.
“Udhëtimi do të jetë një mundësi për të forcuar qëndrueshmërinë tonë kolektive ndaj krizave ushqimore dhe promovimin e investimeve afatgjata në bujqësi në vendet e cenueshme, veçanërisht në Afrikë.”
Macron pritet që të takojë homologun e tij, presidentin 89-vjeçar Paul Biya të martën ndërsa kjo është hera e parë që president francez viziton vendin që në 2015.
Kujtojmë se Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se 49 milionë njerëz mund të vuajnë nga uria për shkak të luftës në Ukrainë dhe impaktit që ajo ka në furnizimin e botës me ushqime.