Rrëzohet aeroplani në Korenë e Jugut, humbin jetën 151 persona
Rrëzohet aeroplani në Korenë e Jugut, humbin jetën 151 persona

Autoritetet e Koresë së Jugut kanë publikuar të rejat më të fundit sa i përket rrëzimit të aeroplanit.
Deri më tani raportohet për 151 të vdekur, në aeroplanin që transportonte 181 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.
Aeroplani që ishte nisur nga Bangkoku i Tajlandës, u përplas në një mur deri po zbriste në pistën e aeroportit.
Dy anëtarë të ekuipazhit – dy burra dhe një grua janë shpëtuar nga “bishti” i aeroplanit që u përfshi nga zjarri.
Të tjerët që po konsiderohen të zhdukur besohet se kanë humbur jetën, ndërsa akoma nuk dihen shkaqet e rrëzimit të aeroplanit.