(Video) Rrëzohet avioni i Air India me 242 udhëtarë në bord

(Video) Rrëzohet avioni i Air India me 242 udhëtarë në bord

Avioni i Air India, i cili po fluturonte drejt Londrës me 242 persona në bord, është rrëzuar vetëm 5 minuta pas ngritjes nga aeroporti në qytetin perëndimor të Indisë, Ahmedabad.

Siç u pa edhe nga pamjet të cilat u shpërndanë menjëherë tymi i zi mbuloi vendin, ndërsa menjëherë ekipet e emergjencës u angazhuan për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve. Avioni ishte nisur drejt aeroportit Gatwick në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa oficerët e policisë thanë se ai u rrëzua në një zonë civile pranë aeroportit. Në mesin e 242 personave ishin 217 të rritur dhe 11 fëmijë. Nga këta, 169 ishin shtetas indianë, 43 britanikë, 7 portugezë dhe 1 kanadez. Dëshmitarët thonë se u panë trupa në vendngjarje.

“Isha duke ndenjur në shtëpi. Pati një zhurmë shumë të madhe, u ndje si tërmet. Dola jashtë dhe pash tym. Nuk e dija se ishte rrëzuar avioni. Pasi erdha këtu e kuptova. Çfarë pa?”Pash avionin e rrëzuar. Shumë trupa ishin në tokë”, tha një dëshmitarë.

Ndërkohë situatë kaotike nëpër spitale, ndërsa ambulancat filluan të mbërrinin nga vendi i ngjarjes.

Zyra e ministrit indian të Aviacionit tha se kryeministri Narendra Modi kishte urdhëruar që të ofrohet menjëherë gjithë mbështetja për përpjekjet e shpëtimit. Të gjitha agjencitë përkatëse janë në gjendje gatishmërie dhe po punojnë në mënyrë të koordinuar, shtoi zyra e ministrit të Aviacionit. Aeroporti i Ahmedabad njoftoi se ka pezulluar të gjitha operacionet ajrore me efekt të menjëhershëm. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button