Rrëzohet avioni luftarak rus Su-30 në Kaliningrad, humbin jetën dy pilotët

Rrëzohet avioni luftarak rus Su-30 në Kaliningrad, humbin jetën dy pilotët

Një avion luftarak Su-30 rus, është rrëzuar gjatë një fluturimi stërvitor sot në rajonin e Kaliningradit të Rusisë.

Ministria e Mbrojtjes ruse ka deklaruar se si shkak i rrëzimit të avionit kanë humbur jetën dy pilotët që ishin në bord.

Aeroplani Su-30 u rrëzua në një zonë të pabanuar. Fluturimi ishte pa municion. Ekuipazhi i avionit u vra”, tha ministria, duke theksuar se shkaku i mundshëm i rrëzimit ishte një dështim teknik.

Kaliningrad është një rajon ruse midis dy vendeve anëtare të NATO-s, Polonisë dhe Lituanisë, në Detin Baltik.

LEXO EDHE:

Back to top button