Rrëzohet helikopteri në Kolumbi gjatë një operacioni droge, humbin jetën 5 policë

ë paktën pesë policë kanë humbur jetën në Kolumbi për shkak se një helikopter është rrëzuar duke u përplasur në tokë. Ngjarja ka ndodhur në 15 km nga Cantagallo, një qytet në bregun e Rio Magdalena, ndërsa oficerët e policisë ishin në një operacion droge në departamentin verior të Bolivar.

Drejtuesit e policisë dyshojnë se shkak i këtij aksidenti është bërë një defekt teknik, ndërsa theksojnë se për këtë çështje është ngritur një komision hetimor që pritet të sqarojë të gjitha arsyet e ngjarjes./abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button