Rritën të ardhurat nga investimet e huaja

Investitorët përfitojnë nga funksionimi i investimeve të huaja në zonat industriale, por edhe shteti ka përfituar mirë. Analiza fillestare e Zonave Zhvillimore Teknologjike tregon se në dhjetë vitet e fundit janë rritur të ardhurat nga investimet e huaja, por është rritur edhe numri i të punësuarve. Në këto zona tani punojnë rreth 14 mijë persona dhe paga mesatare është afër 27 mijë denarë. Por, informacionet nga analiza thonë se produktiviteti i punës po rritet më shpejt se pagat që i paguajnë biznesmenët me kapital të huaj për punëtorët maqedonas.
https://www.youtube.com/watch?v=wEYV3GsVAB