Rritet çmimi i naftës pas vendimit të OPEC +

Çmimet e naftës u rritën sot mes optimizmin se tregjet mund të kenë fuçi shtesë, pasi prodhuesit kryesorë të naftës ritheksuan vendimin e tyre për të rritur prodhimin deri në korrik.

Të 23 anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj, të njohur si OPEC+ ranë dakord të qëndrojnë në kuotën e prodhimit të rënë dakord më parë, që kërkon që karteli të rrisë gradualisht prodhimin deri në korrik, duke cituar “se kërkesa e naftës tregon shenja të qarta të përmirësimit”.

Grupi kishte rënë dakord për të rritur prodhimin e tij me 350 mijë fuçi në ditë në maj dhe qershor dhe 400 mijë fuçi në ditë në korrik.

Frenimi shtesë i prodhimit të Arabisë Saudite prej 1 milion fuçish në ditë, gjithashtu do të hiqet gradualisht me një rritje të prodhimit prej 250 mijë fuçi në ditë në maj, 350 mijë fuçi në ditë në qershor dhe 400 mijë fuçi në ditë në korrik.

Me kuotën e re, prodhimi kolektiv i grupit do të arrijë 5,8 miliardë fuçi në ditë në korrik.

LEXO EDHE:

Back to top button