Rritet frekuentimi i qytetarëve nëpër parqe dhe qendra rekreative


Alsat
30.08.2020 15:00
Rrethanat e krijuara nga pandemia me COVID-19, si kushtëzimi i lëvizjes së qytetarëve jashtë vendit me test negativ PCR, bëri që të ketë më shumë frekuentim të qytetarëve nëpër hapësirat e gjelbra në rajonet ku jetojnë. Parku i Sarajit, Vodno, Matka apo mali i Gazi Babës janë ndër lokacionet që qytetarët kanë zgjedhur të kalojnë kohën e lirë. Nga ndërmarrja Publike “ Parqe dhe Gjelbërime” thonë se në këto rrethana qytetarët kanë kuptuar se sa e rëndësishme është pasja e hapësirave të gjelbra në qytet.
https://www.youtube.com/watch?v=KMvM0AS5QxA
Mbyllja e kufijve, situata me pandeminë ka bërë që qytetarët shumë më tepër të dalin i vizitojnë, shkaku i fëmijëve, i më të moshuarve. Andaj edhe sfida jonë si ndërmarrje është rritur, sepse kjo nënkupton se sa më shumë vizitorë në parqe aq më shumë punë për ne. 01:31 Nga ana tjetër, kjo periudha e gushtit që ka qenë me lagështi, përveç se kemi pasur problem me mushkonjat, edhe bari është bërë për t’u kositur më shpesh – u shpreh Fekrije Orana-N.P “Parqe dhe Gjelbërime”.
Qytetarët kanë kuptuar rëndësinë e hapësirave të gjelbra, mirëpo disa prej tyre nuk kanë kuptuar edhe rëndësinë e mirëmbajtjes së tyre. Ata shkojnë, argëtohen, çlodhen, dhe kur vjen momenti për t’u larguar, i lartë është numri i personave që nuk ndajnë 10 minuta për të mbledhur mbeturinat që vet i hedhin në ato hapësira.
Ky është një problem shumë i madh. Unë e kuptoj se gjithçka pritet nga institucionet shtetërore dhe është e drejtë, mirëpo nga ana tjetër është edhe një pjesë e kujdesit personal. Domethënë nëse ti dëshiron të shikosh diçka të bukur, edhe t’i duhet të kontribuosh për diçka të bukur. Nëse unë hedh diçka, do të fillojë të hedhë edhe fëmija im edhe fqinji im, edhe prindi im. Nëse vetvetiu nuk na kujtohet që të jemi shembull për të tjerët, asnjëherë nuk do të ngrihet niveli – tha Fekrije Orana-N.P “Parqe dhe Gjelbërime”.
Numri i vizitorëve në hapësirat e gjelbra arrin madje deri në 10 mijë persona.
Evi Shkopi