Rritje të temperaturave kanë mbërritur në rajon dhe do të zgjasin të paktën edhe një javë edhe pse sipas kalendarit është ende dimër

Rritje të temperaturave kanë mbërritur në rajon dhe do të zgjasin të paktën edhe një javë edhe pse sipas kalendarit është ende dimër

Kthjellime dhe rritje të temperaturave kanë mbërritur në rajon dhe do të zgjasin të paktën edhe një javë. Këtë fundjavë temperaturat do të arrijnë deri në 20 gradë Celsius, ndaj do të kemi një pranverë të vërtetë, edhe pse sipas kalendarit është ende dimër.

Megjithatë, meteorologu serb Ivan Ristic paralajmëron se një tjetër ndryshim i motit po vjen nga mesi i muajit, i cili do të fillojë më 12 mars.

“Më pas ajri i ftohtë i Arktikut mbërrin në rajon si pjesë e vorbullës polare dhe hapet “Porta e Vjenës”. “Me shumë gjasa dimri do të na kthehet në mes të marsit”, thotë Ristiq.

“Sipas indekseve aktuale të motit, ka kushte për një valë të ftohtë më të shkurtër dhe më të fortë në mes të marsit, e cila do të ulte më tej temperaturën. Përveç maleve, borë nuk përjashtohet as në zonat e ulëta. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga minus një deri në pesë gradë, ndërsa maksimalja prej pesë deri në dhjetë gradë. “Kjo ndoshta do të ishte fryrja e fundit e dimrit”, shtoi Ristiq për mediat serbe.

Temperaturat e pranverës priten në të tretën e fundit të muajit të shoqëruara me vranësira të alternuara dhe diell. Pritet një periudhë e thatë, pa reshje.

LEXO EDHE:

Back to top button