Rrjedhje gazi në një kopsht fëmijësh në SHBA, 27 persona u shtruan në spital, kryesisht fëmijë

Rrjedhje gazi në një kopsht fëmijësh në SHBA, 27 persona u shtruan në spital, kryesisht fëmijë

MBI 20 njerëz, duke përfshirë fëmijë, u dërguan në spitale pasi një rrjedhje e monoksidit të karbonit ndodhi në një kopsht fëmijësh në Allentown, një qytet në shtetin amerikan të Pensilvanisë.  

Zjarrfikësit ishin të parët që arritën në vendngjarje pas një raportimi se njëri nga fëmijët ishte pa ndjenja, tha kapiteni John Christopher. Me të mbërritur zjarrfikësit, menjëherë janë aktivizuar monitorët e tyre për monoksid karboni në atmosferë dhe kanë evakuuar 25 fëmijë dhe 8 punonjës të kopshtit.  

Në spital përfunduan 27 persona, kryesisht fëmijë. “Shumica dërrmuese e të shtruarve në spital janë fëmijë,” tha Christopher për NBC News , duke shtuar se të gjithë u shtruan në spital në gjendje të qëndrueshme. 

LEXO EDHE:

Back to top button