Rruga alpine: Një shëtitje e pabesueshme mes mureve 20 metra të larta me borë
Rruga alpine: Një shëtitje e pabesueshme mes mureve 20 metra të larta me borë

Për shkak të lagështirës që bartin erërat nga Deti i Japonisë, pjesa veriore e Japonisë është një nga zonat më me borë në botë. Një nga tre vargmalet malore të Alpeve Japoneze – Hida regjistron deri në 38 metra borë në vit.
Mali Tateyama në veri të Japonisë tërheq çdo vit mijëra vizitorë kureshtarë të cilët vijnë për të parë se si duken vargmalet malore të mbuluara me dhjetëra metra dëborë, si dhe për të vozitur nëpër kanione dëbore.
Ndërkohë që banorët aty kanë menduar një mënyrë të re për të luftuar borën. Shumë prej tyre kanë instaluar çati të projektuara posaçërisht në shtëpitë e tyre, disa kanë pajisje ngrohëse që shkrin borën nga çatia dhe të tjerë kanë ndërtuar çati aq të forta sa mund të përballojnë deri në dy metra borë.
Lugina e madhe e borës
Gjurma Alpine Tateyama Kurobe, e cila njihet edhe si çatia e Japonisë për adhuruesit e borës, është një nga më piktoreske.
View this post on Instagram
Është 90 kilometra i gjatë dhe është më i popullarizuari në dimër, kur kanioni i bardhë i Luginës së Madhe të Borës paraqet një pamje spektakolare kur mbulohet nganjëherë me 20 metra borë.




Kur bora bie aq shumë sa nuk mund të shohësh as rrugët, japonezët fillojnë pastrimin me buldozerë të pajisur me GPS dhe borë fryrëse që hedhin borën 15 metra të lartë.