Rruga drejt, përplasje mes pushtetit dhe opozitë për gjyqësorin dhe integrimet

Reformat në gjyqësor dhe për luftën kundër korrupsionit nuk janë të mjaftueshme. Në debatin e zhvilluar në emisionin “Rruga drejt”, që do të transmetohet sonte në Alsat, sipas deputetit të opozitës shqiptare, Halil Snopçe, perceptimi i institucioneve ndërkombëtare dhe i qytetarëve është se vendi, është i zhytur në korrupsion. Por nga BDI, zëvendësministri i Drejtësisë Agim Nuhiu, thotë se vlerësimi duhet të bëhet sipas dëshmive dhe punës e jo sipas perceptimit.
Ne jemi me indeks korrupsioni një rekord jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Ne sipas institucioneve relevante ndërkombëtare jemi shtet hibrid, pra autokrat, vendimet merren prej një grupi të njerëzve, të udhëheqësve, ne jemi shteti, përsëri sipas parametrave ndërkombëtar, përsëri më i palumtur. Përsëri sipas parametrave ndërkombëtar jemi shtet me indeksin më të vogël të kapitalit njerëzor në Evropë- deklaroi Halil Snopçe, ASH-AAA.
Unë nuk dua kështu ta shtroj debatin se ku ka perceptim ka edhe realitet, sepse në qoftë se kështu i marrim ti trajtojmë këto fenomene, atëherë perceptim ka edhe për ministrin e Kulturës, që sot është deputet i grupit parlamentar të opozitës shqiptare, perceptimit ka edhe për kryetarin e komunës së Vrapçishtit, edhe për kryetarin e komunës së Bogovinës. Dhe nuk dua unë këtu të them se perceptimit qenka i barabartë me një realitet, derisa të dëshmohen në një procedurë adekuate- tha Agim Nuhiu, BDI.
Sipas deputetes së VMRO-DPMNE-së, skandalet dëshmojnë se vendi po dështon të luftojë krimin dhe korrupsionin, ndërsa deputetja e LSDM-së Bisera Kostadinova, thotë se këto ndodhi dëshmojnë se ka reforma në gjyqësor.
Do të thotë skandali me pasaportat është skandal ndërkombëtar, pasi e nxori Maqedoninë në listën e vendeve ku lehtë merren pasaportat, më pas për momentin kemi përfaqësues të Qeverisë, si për shembull Rashkovski i cili është nën hetim, i cili ishte krahu i djathtë i kryeministrit. Kështu që nuk shoh avancim në zgjidhjen e krimit, përkundrazi ne kemi shumë raste të hapura për momentin që nuk janë mbyllur a kanë dalë në emër të kësaj Qeverie- tha Velika Stojkova, VMRO-DPMNE.
Para një periudhe të caktuar kur u votua Strategjia nacionale kundër korrupsionit që u përgatit nga kjo qeveri e që u votua, do të thotë se do të udhëhiqemi nga ata kapituj dhe parime në luftën kundër korrupsionit. Patjetër të potencojë se për herë të parë shpalljet për punësime janë të gjitha të hapura, publike të arritshme për të gjithë dhe për të gjithë vlejnë të njëjtat kritere… Me atë që është ngritur procedurë ndaj z.Rashkovski dëshmojmë se kemi vendosur me të vërtetë për të gjithë që ka dëshmi prokuroria të veprojë- pohoi Bisera Kostadinovska, LSDM.
Stojkova dhe Kostadinovska vlerësojnë se vendi nuk duhet të pengohet të ecë në rrugën e saj drejtë BE-së, për shkak të kontestit me Bullgarinë. Ata shtojnë se BE duhet të mbajë premtimin e dhënë ndaj Maqedonisë së Veriut, e të mos e mbaj peng vendin për çështje të cilën e quajnë unilaterale e jo bilaterale.
Mefail Ismaili