fbpx

Rruga Strugë-Qafë Thanë mbetet në gjendje të rëndë


Ende asnjë ndërhyrje rikonstruksioni në rrugën magjistrale Strugë – Qafë Thanë e cila për shkak të pandemisë me Covid 19 dhe mbylljes së kufirit me Kosovën në Bllacë mbetet alternativa e vetme që qytetarët me automjetet e tyre të udhëtojnë në Shqipëri. Ministria e Transportit shumë herë ishte premtuar se meremetimi i rrugës. Të njëjtën e premton edhe Ministri i ri Bllagoja Boçvarski duke thënë se fillimit do të njihet me detajet nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

Kur do të njoftohem saktë me këtë pjesë do iu njoftojmë për gjendjen me këtë pjesë dhe do të bëjmë gjithçka që të vazhdojë me realizim dhe të punohet për fillimin e ndërtimit të kësaj pjese – deklaroi Bllagoja Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore edhe pse në muajin maj thanë se për dhjetë ditë do të shpallin tenderin për rikonstruktimin e rrugës, thonë se vazhdojë të punojnë në përgatitjen e dokumenteve projektuese.

Për pjesën Podmol – Strugë – Qafë Thanë me gjatësi prej 20.2 km ju njoftojmë se është parashikuar rehabilitimi në programin vjetor të ndërmarrjes për vitin 2020 me mjete nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Për momentin punohet në kompletimin e dokumenteve projektuese. Presim që gjatë muajit tetor të vitit 2020 të shpallet tenderi për zgjedhjen e ofertuesit më të volitshëm pas çka do të pasojë edhe faza e fundit, respektivisht nga fundi i vitit do të nisin punët ndërtimore – thonë nga Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.

Nga kjo ndërmarrje të njëjtën e kishin thënë edhe në muajin mars të këtij viti kur banorët e zonës dolën në protestë. Drejtori i kësaj ndërmarrje Zoran Kitanov kishte premtuar se për 20 ditë do të shpallet tenderi. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe tani pas 6 muajve.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button