Rrugëtimi në Champions, ja se si do të rreshtohet Reali përball Marsejës

Real Madridi debuton në Ligën e Kampionëve ndaj Olimpik Marsejës në stadiumin  “Santiago Bernabéu”, me objektivin për të shmangur gabimet e sezonit të kaluar, kur u detyrua të kalonte nga një “play-off” të lodhshëm kundër Man. Sitit.

Për trajnerin Çabi Alonso, ky grup duhet mbyllur shpejt dhe pa drama, duke fituar sidomos ndeshjet në shtëpi.

Formacioni i mundshëm:

Portieri: Kurtua është i padiskutueshëm, Lunin pritet të ketë hapësirë vetëm në Kupën e Spanjës.

 

Mbrojtja: Trent në të djathtë, Karreras në të majtë, ndërsa Militao dhe ish-mbrojtësi i Burnemautit do të formojnë qendrën, me Asension që mbetet në pritje.

 

Mesfusha: Valverde rikthehet si titullar, pas pushimit në La Liiga dhe do formojë treshen me Tçuamenin dhe turkun Gyler. Seballos e nis nga stoli.

 

Sulmi: Mastantuono pritet ta nisë në krahun e djathtë, Mbape në qendër, ndërsa në të majtë është dilema mes Vinisius Jr dhe Rodrigo.

LEXO EDHE:

Back to top button