Ruben Amorim jo aq i afërt me lojtarët siç ishte Ten Hag

Sipas “Manchester Evening News”, Ruben Amorim po mban një distancë profesionale nga lojtarët e Man. Junajtedit, në tre muajt e parë në rolin e tij si trajner. Burimet e mediumit anglez thonë se ai nuk është aq i afërt me skuadrën sa ishte paraardhësi i tij, Ten Hag.

Ndërsa Amorim është natyrshëm më afër bashkatdhetarëve Bruno Fernandes dhe Diogo Dalot, ai nuk po krijon lidhje të forta me shumicën e lojtarëve, veçanërisht me një rinovim tjetër të skuadrës që pritet këtë verë.

Pavarësisht nga pamja e jashtme e ashpër e Ten Hag, ai kishte marrëdhënie të forta me lojtarët që solli, si Alehandro Garnaço dhe Kobie Mainoo, dhe kishte lidhje besnike me ata me të cilët punonte në Ajaksi. Periudha e shkurtër e kujdestarisë së Rud van Nistelroj gjithashtu i impresionoi lojtarët, veçanërisht Kasemiro, i cili vlerësoi bisedat e tyre të rrjedhshme spanjolle.

Amorim pranoi se emërimi i tij në mes të sezonit dhe orari i ngjeshur i lanë pak kohë për të zhvilluar lidhje më të ngushta me lojtarët.

“Para-sezoni është çelësi për ndërtimin e marrëdhënieve”, shpjegoi ai, duke pranuar nevojën për më shumë kohë për të krijuar një dinamikë më të fortë ekipi.

LEXO EDHE:

Back to top button