Rubio: Veprimet e Dodikut e kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës

Rubio: Veprimet e Dodikut e kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës

Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, ka thënë se veprimet e presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës, si dhe i minojnë institucionet shtetërore të saj. “Qeveria jonë u bën thirrje liderëve politikë në Bosnje e Hercegovinë për t’u angazhuar në dialog konstruktiv dhe të përgjegjshëm. Ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë në rajon të bashkohen me ne për ta kundërshtuar këtë sjellje të rrezikshme dhe përshkallëzuese”, shkroi Rubio në rrjetin social X. Dodiku i dekretoi më 5 mars ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës Sërpska të cilat ndalojnë punën e Gjykatës, Prokurorisë, Agjencisë Shtetërore të Hetimeve (SIPA) si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor e Prokurorial të Bosnjës në territorin e këtij entiteti.

LEXO EDHE:

Back to top button