Rud Gulit: Morata përforcim i qëlluar, Zirkzee gaboi që refuzoi Milanin

Në intervistën e gjatë të dhënë nga Ruud Gulit për “Gazzetta dello Sport”, holandezi ka folur edhe për zgjedhjet e Milanit në sulm. Alvaro Morata mbërriti te kuqezinjtë në merkaton e fundit, por në verë u fol edhe për zbarkimin e mundshëm atje të Zirkzee.

“Morata është një nënshkrim i shkëlqyer, një sulmues që di të shënojë gola. Sidoqoftë, shokët e tij të skuadrës duhet ta vendosin në një pozicion të duhur. Ai është i aftë për t’i bërë dëme çdo kundërshtari, gjithmonë jep kontributin e tij. Morata lëviz në të gjithë repartin ofensiv dhe hap hapësira për të tjerët, është gjithmonë i dobishëm dhe mund të zgjidhë shumë probleme”.

Më pas diskutimi kalon tek ish-lojtari i Bolonja-s, tani në Premier Ligë ku vesh fanellën e Man. Junajtedit.

“Zirkzee do të kishte bërë më mirë t’i thoshte ‘po’ Milanit se sa të kalonte në Angli te Man. Junajted. Ai e njihte Serie A dhe rritja edhe dy sezone në këtë kampionat do të kishte qenë shumë e dobishme për të. Nuk duhej ta kishte refuzuar kurrsesi një klub të mirë si Milani. Tani është në një klub që ka shumë probleme, gjë që nuk e lehtëson rritjen e ti,j” tha mes tjerash Rud Gulit.

LEXO EDHE:

Back to top button